Site icon Tetova Expres

MICKOSKI NUK E JEP FATMIR LIMANIN – BESA MBAN KUVENDIN QENDROR!

Kryeministri Mickoski ka rikujtuar partnerin qeveritar të VLEN-it, Bilall Kasamin, se si Kryeministër është kompetent për zgjidhjet kadrovike në Qeveri.

Kjo deklaratë e Mickoskit vjen pasi Kasami deklaroi se në përgatitje e sipër është ndërrimi I mundshëm I Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani, për shkak të pakënaqësisë nga puna e tij në ekzekutiv.

Përplasja Kasami – Limani kulminoi pas zgjedhjeve lokale ku Ministri ishte kandidat për Kryebashkiak të Kërçovës, por i humbi zgjedhjet.

“Unë jam i kënaqur me punën e Fatmir Limanit dhe mendoj se është një vlerë e shtuar në Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj. Unë jam mandatuesi I Qeverisë dhe unë e përpiloj qeverinë, nëse dikush këtë e ka harruar, ja ia rikujtoj”

Gjatë një aktiviteti në Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, nuk ka komentuar këto zhvillime duke pohuar se në mbrëmje mblidhen organet partiake për të marrë vendime.

Advertisement

“Atë çka pata mbrëmë ta them në emision, e thash. Sot jemi për promovimin e këtij shërbimi. Në mbrëmje do të kemi vendim të Kryesisë ku ne do të flasim për veprimet tona, apo për atë që e thash, llogaridhënien e funksionarëve tanë në qeveri”

 Lëvizja Besa përmes një komunikate ka njoftuar se sonte me fillim në ora 19.00 mban mbledhjen e Kuvendit Qendror të partisë. Mbledhja do të mbahet në selinë partiake në Tetovë. 

Exit mobile version