Site icon Tetova Expres

MILANO-CORTINA: SKUALIFIKOHET UKRAINASI PËR KASKËN E TIJ!

 Piloti ukrainas i skeletonit, Vladyslav Heraskeviç, është përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore në Milano-Cortina 2026 pasi refuzoi të hiqte dorë nga përdorimi i një kaske që përmbante imazhet e sportistëve ukrainas të vrarë gjatë luftës me Rusinë.

 Sportisti ukrainas i skeleton, Vladyslav Heraskeviç  është përjashtuar nga Olimpiada dimërore Milano-Cortina 2026 për shkak të kaskës. Sportisti në kaskë kishte imazhet e disa viktimave sportive të konfliktit me Rusinë dhe CIO ka marrë menjëherë masën e përjashtimit.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka shpjeguar se ndëshkimi ka ardhur “pas refuzimit për t’u sjellë konform linjës së shprehjes vizive të sportistëve”, që ndalon çdo lloj manifestimi apo propagande politike, fetare dhe raciste.

Vendimi është marrë nga juria e Federatës Ndërkombëtare të Bob dhe Skeleton, ndërsa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur “me keqardhje” t’i heqë akreditimin për Milano-Cortina 2026.

CIO e kishte lejuar të mbante një shirit të zi në kaskë, por nuk mjaftoi. Presidenti Kirsty Coventry e priti Heraskeviç në majë të pistës, rreth 75 minuta para garës së skeleton. Folën të dy, por Heraskeviç nuk ndryshoi mendje.

Advertisement
Exit mobile version