Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov ka komentuar akuzat e BDI-së për shkelje penale dhe keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, në lidhje refuzimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Fillkov e cilësoi këtë si temë “nacionalo-romantike”.
Në lidhje me: BDI akuzon ministrinë e Drejtësisë: “Pengimi i shqipes në provimin e jurisprudencës do ketë pasoja juridike”
“Si e komentoni paralajmërimin e BDI-së për përgjegjësi penale? Shikoni, shkurt. Vlerësoj se temat nacionalo-romantike janë…të rëndësishme për ata politikanë të shekullit të kaluar. Siç e thash, ne punojmë fuqishëm dhe me vendosmëri për stabilitet, prosperitet dhe sundim të së drejtës. Tema që i prekin të gjithë qytetarët tanë. Gjithçka tjetër do të mbetet në anën e dhimbshme të historisë”, deklaroi Fillkov.
