Site icon Tetova Expres

RRITJA E PAGAVE: LSM-ja “BLLOKOI” ODAT EKONOMIKE!

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot bllokoi Odat Ekonomike, duke kërkuar që të ulen në tavolinë me punëdhënësit dhe të dakordihen që paga minimale të jetë 600 euro.

Në këtë protestë dolën vetëm 40 njerëz, respektivisht 21 para selisë së Odës Ekonomike të RMV-së dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, që gjenden në ndërtesën e njëjtë në Qendër të Shkupit.

21 është minimum që sipas Ligjit për tubime publike nevojitet për të bllokuar rrugët, kurse Kryetari I LSM-së, Slobodan Trendafilov tha se kanë vendosur për këtë hap pasi ishte publikuar një xhirim I tij dhe fëmijëve se si shfrytëzojnë veturën zyrtare, ditën kur punëtorët bllokuan Kuvendin.

“Punëdhënësit duhet të kuptojnë se miqtë e tyre janë punëtorët, por mund të kenë edhe armiq. Pronarët e njëjtë, nuk lejpojnë organizimin sindikalist në pjesën më të madhe të sektorit privat. Dua të jap një mesazh për punëtorët. Vetëm 1 nga 10 kolegët tuaj, po lufton për pagat tuaja. Mund ta paramendoni se nëse nga 540.000 vetëm 100.000 dalin në rrugë”  

LSM-ja javën e ardhshme do ta bllokojë edhe Qeverinë, kurse udhëheqësia e sindikatave paralajmëroi një protestë tjetër të madhe në ditë jopune me transport të organizuar me qëllim që t`u jepet shansi të gjithë punëtorëve të dalin në rrugë.

Advertisement

Data e protestës nuk u saktësua.

Exit mobile version