Site icon Tetova Expres

Sadulla Izairi bëri deklaratë solemne si anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor

Pritjet e gjyqtarëve janë të njejta sikur edhe pritjet e qytetarëve ndaj Këshillit Gjyqësor, ndërsa kjo është të kemi një gjyqësor më efikas dhe më të pavarur. Qëllimi ynë i përbashkët, i këshillit Gjyqësor, së bashku me kolegët tjerë, do të përpiqemi të përmirësojmë gjendjet në gjyqësor dhe ta ngritim nivelin e besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Ky është qëllimi ynë, tha sot anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor Sadulla Izairi, i cili dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi.

Izairi theksoi se është anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor me propozim të gjyqtarëve dhe i falënderoi kolegët që votuan për të.

Në deklaratën solemne morën pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Marina Dimovska dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski, i cili ia uroi zgjedhjen Izairit, i falënderoi gjyqtarët që votuan për të, duke shtuar se e kanë bërë zgjedhjen e vërtetë.

“Nuk jemi të kompletuar tërësisht. Na mungon edhe një anëtar, i cili duhet të zgjidhet nga Kuvendi. Jemi në pritje edhe të atij anëtari. Ne edhe tani funksionojmë, megjithatë kur të jemi në përbërje të plotë do të mund të funksionojmë ende më mirë. Në dritën e agjendave reformuese mendoj se Këshilli Gjyqësor paraprin nga të gjitha institucionet. Ajo që ishte si obligim, tashmë është bërë nga ana jonë dhe shpresojmë se do të arrijmë, jo vetëm ne por edhe gjithë vendi të lëvizë drejt atyre proceseve”, tha Kambovski.

Exit mobile version