Nga muaj mars në Tetovë pritet që transporti publik të jetë falas për qytetarët e Tetovës. Por për të marrë një kartelë për transport publik falas do të duhet paraprakisht ti kesh të paguara të gjitha borxhet ndaj komunës së Tetovës dhe ndërmarrjeve komunale.
“ Për qytetarët që kanë shlyer të gjithë obligimet ndaj komunës së Tetovës transporti publik do të jetë falas, mjaftojnë që ata të aplikojnë në teknik për ata dhe për anëtarët e familjes që jetojnë në të njëjtën adresë dhe pas aplikimit kartela merret personalisht në zyrat e ndërmarrjes në Tetova Transport dhe transporti publik do të jetë falas.”
Ndërsa Arlind Pajaziti i angazhuar nga komuna e Tetovës për IT thotë se do të ketë tra kartela, njëra do të jetë për qytetarët për transport falas, një për nxënësit dhe një për ata qytetarë që duan të mbushin kartelën për udhëtim.
Ky është një hap që e transformon transportin publik në një transport publik dhe digjital , ku do mundësohet qytetarëve disa mundësi dhe alternative për shfrytëzimin e transportit . Kjo është kartela digjitale për shfrytëzimin e transportit pa pagesë për të gjithë qytetarët e komunës së Tetovës të njëjtit mund të pajisen me këta kartela pas aplikimit në aplikacionin zyrtar të komunës së Tetovës.
Transporti publik flas nuk do të jetë për në Kodër të diellit, por qytetarët që do të kenë kartela do të kenë zbritje. Ndërsa Kasamipremtoi se do të sjellë edhe pesë autobusë të rinj elektrik dhe se do të ketë transport publik dhe për në komunat rurale dhe fshatrat e malësisë së Tetovës.
