Bujqit e Tetovës sot në shenjë proteste kanë shprehur pakënaqësitë para komunës së Tetovës, pasi akoma nuk kanë marr asnjë dëmshpërblim nga breshëri që u dëmtoi të mbjellat në vitin 2024. Bujqit e Pollogut kërkojnë të trajtohen njëjtë sikurse rajonet tjera.
Bujqit thonë se edhe pse dëmi ishte 100%, nga ana e Komunës së Tetovës dhe Ministrisë së Bujqësisë në atë kohë u premtua se do dëmshpërblehen 35 % por ata deri më tani nuk kanë marrë asnjë denarë apo 10% siç edhe u është thënë me vonë.
Bujqit presin që Komuna e Tetovës t`u paguaj 5 % ndërsa qeveria 5% , por as nga njëra dhe as nga tjetra ende nuk i kanë marrë mjetet.
OSMAN ADILI – Bujk
“ Ne kemi dalë para komunës për çështjen e breshrit që u bë para dy vjetëve në 2024 vet na premtoi kryetari në 2024 me ministrin e bujqësisë, ishin në tokat në të mbjellat dhe i panë të gjithë dëmet që janë bërë , na premtoi së shpejti 35 % na premtoi nuk lëshojnë 35 % pesë përqinë qeveria 5 % komuna. Njëherë ishte problemi dokumenteve , qeveri, ministri komunë s’dimë ka ishte problemi , më pas ne ishin u takuam me kryetarin në dhjetor, na premtoi në janar, janari shkoj ka ardhur shkurti , njëjtë na premtoi para zgjedhjeve nuk i lëshoi edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve .”
MUHAREM ISAKU- BUJK
“ Ne jemi mbledhë këtu për dëmet që na u bën në 2024 dhe asnjë përgjigje nuk kemi , jemi nga fshati Xhepçisht dëmi ka qenë në rajonin tonë më shumë , të dëmtuar 100% , komisioni që doli në terren e vlerësoj dëmin 100% dhe nga ajo ditë e deri më tani asgjë s’kemi. Asnjë informatë nuk kemi nga komuna s’kemi as 5 % dhe ne kërkojmë jemi barabartë me Maqedoninë Lindore , në perëndimore jemi pas dore Bujqit, dhe ne jemi qytetarë të këtij vendi. Për tatime jemi barabartë me tjerët a për dëmet të shmangët.”
Nga komuna e Tetovës në një përgjigje me shkrim na thanë se deri në fund të këtij muaj, bujqit e Tetovës do të marrin mjetet financiare.
KOMUNA E TETOVËS
“ Institucionet përkatëse kanë përfunduar procedurat administrative të nevojshme, duke hapur rrugën për realizimin e pagesave. Sipas dinamikës së paraparë, kompensimi për bujqit e dëmtuar pritet të ekzekutohet deri në fund të këtij muaji.”
Në qershor të vitit 2024 një breshër që kaploi rajonin pollogutdëmtoi të mbjellat në atë kohë ministri bujqësisë, bashkë me kryetarin e komunës dolën në terren për të vlerësuar dëmet, të dy u zotuan se bujqit do të dëmshpërblehen.
Por nga ajo kohë e deri më tani afati i dëmshpërblimit vetëm është shtyre, ndërsa bujqit thonë se janë në borxhe në barnatoret bujqësore pasi që nuk kanë paguar farat e të mbjellave.
