Kreu i LD-së dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti tha se mbështet vendimin e Bilall e Kasamit për shkrirjen e strukturave të Lëvizjes Besa në VLEN.
“Çështje e Kuvendit mbrëmë, shkrirja e organeve, me qëllim të shkohet drejt fuzionimit të VLEN-it, unë e përshëndes dhe e mbështes fuqishëm. Pra ashtu siç e kam deklaruar në media po punojmë së bashku për shkrirje në parti, pasi është kërkesë e elektoratit shqiptarë”, tha Mexhiti.
Lidhur me çështjen e Fatmir Limanit, Mexhiti tha se ky është çështje brenda Besës dhe besoj se ata kanë kapacitet që së bashku t’i tejkalojnë dhe ecim bashkë.
Ai tha se koalicioni për momentin nuk është fokusuar në emrat personale për liderë të VLEN-it, por janë të fokusuar në formimin e platformës dhe strukturave.
Mexhiti tha se ende po debatohet ideja për parti me dy kryetar, pasi këtë e njeh edhe bota demokratike dhe si shembull kemi Lëvizjen Guxo në Kosovë.
Lidhur me propozim-ligjin për arsimin e lartë, Mexhiti tha se kanë angazhuar ekspertë “nga universitet tona po debatohet, jemi në kontakt edhe me ministren Vesna Janevska, por duhet të theksuar se ky ligj kalon me badenter”.
Mirëpo siç tha Mexhiti në esencë ligji ka për qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë pa diskriminuar asnjë universitet.
