Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjevski, njoftuan sot fillimin e rikonstruksionit të plotë të rrugës “Ferid Murati”, një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në komunë.
Projekti përfshin asfaltim të plotë të rrugës, dy korsi të rregulluara për qarkullim në të dy drejtimet, trotuare të standardizuara për këmbësorë, korsi biçikletash në të dy anët, parkim të organizuar për rreth 200 vetura, si dhe sistem të ri të ndriçimit publik.
Realizimi i këtij projekti bëhet në bashkëpunim mes Komunës së Çairit, Bankës Botërore dhe Ministrisë së Transportit. Rruga “Ferid Murati” ka rëndësi të veçantë për Çairin, pasi lidh lagje të rëndësishme, lehtëson lëvizjen e përditshme dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin lokal.
Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për të vazhduar me projekte që përmirësojnë hapësirat publike dhe rrisin funksionalitetin e infrastrukturës, duke kontribuar në një standard më të mirë jetese për qytetarët.
