SHBA-të dhe RMV-ja arritën marrëveshje kornizë për tregti korrekte dhe reciproke, me të cilën hapen mundësi të reja për eksportuesit nga Maqedonia dhe thellohet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.
Sipas kornizës së dakorduar, Maqedonia e Veriut tërësisht do t`i shfuqizojë të dhënat doganore për të gjitha prodhimet industriale dhe bujqësore nga SHBA. Njëkohësisht SHBA-të do të mbajën 15% të tarifave për një pjesë të prodhimeve të Maqedonisë, por do ta shqyrtojnë mundësinë që disa kategori të caktuara të fitojnë shkalla doganore prej 0%.
Me vendimin paraprak të prillit të vitit të kaluar, Presidenti amerikan Donald Tramp miratoi vendimin për vendosjen e tarifave reciproke prej 33% për Maqedoninë e Veriut.Marrëveshja e re zëvendëson këto masa me tarifa më të ulëta dhe më fleksibile.
Kryeministri Mickoski vlerësoi se marrëveshja është tregues I qartë për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.
“Pas marrëveshjes për partneritet me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbylljen e dialogut postmonitoring me Këshillin e Evropës pas 26 viteve, mbrëmë vonë Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë të përbashkët midis SHBA-së dhe RMV-së për tregti reciproke. Kjo deklaratë paraqet sinjal të fuqishëm për mbështetjen që e gëzojmë nga SHBA dhe trason rrugën drejt marrëveshjes gjithë përfshirëse me tarifa jo më të larta se 15%, kurse për disa prodhime edhe 0%” – ka shkruar Kryeministri Mickoski nëpër rrjetet sociale.
Në komunikatën nga Shtëpia e Bardhë potencohet se dy vendet do të vazhdojnë të punojnë për finalizimin e marrëveshjes, gatishmërinë për nënshkrimin e saj dhe zbatimin e procedurave të nevojshme vendore për ta vënë në funksion.
