Nesër me fillim në ora 13:00, në Kavadar do të zhvillohet ndeshja hapëse e javës së 18-të mes Tikveshit dhe Shkëndijës. Dy ekipet do të mundohen të nxjerrin maksimumin nga kjo përballje. Pesë takimet tjera zhvillohen të dielën, të hënën dhe të martën
Pjesa e dytë e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdon që nesër me ndeshjen e xhiros së 18-të , ndërsa ndeshja hapëse e kësaj jave do të zhvillohet në Kavadar aty ku do të përballen Tikveshi vendas dhe Shkëndija e Tetovës. Në Xhiron e 17-të Tikveshi mundi Shkupin 6-0, ndërsa Shkëndija mundi ekipin e Struga Trim Lum 2-0. Duke u bazuar në renditjen aktuale pikët nga kjo ndeshje janë shumë të rëndësishme edhe për Tikveshin që aktualisht gjendet ne pjesën e poshtme të tabelës por edhe për ekipin kuqezi që lufton për të mbrojtur titullin kampion. Në pritje të ksaj ndeshje kampionate futbollisti Imran Fetai tha se fitorja e së martës kundër Struga Trim Lum na motivon edhe më tepër që në ndeshjes së nesërme ti qasemi me seriozitetin më të madh
‘’Ndeshjet i marrim një nga një ne , ajo me Strugën tash harrohet dhe shkojmë në ndeshjen e nesërme ku serish shkojmë për tre pikë dhe shkojmë ti marrim. Ato në terren vendas janë shumë të mirë ku vet kam luajtur dhe që atje në terrenin vendas ato motivohen dhe bëjnë lojë të mirë. Po normal ne i kemi parasysh gjitha dhe shkojmë për fitore. Qasja duhet të jetë si çdo herë motivim maksimal , qasje serioze dhe Shkojmë për tre pikë’’ deklaroi futbollisti Imran Fetai
Pesë ndeshjet tjera do të zhvillohen të dielën, të hënën dhe të marten sipas këtij orari të caktuar. Të dielën takohen Struga-Trim Lum – Sileksi dhe Rabotniçki – Vardari, të hënën takohen Aresimi – AP Brera dhe Makedonija GJ.P – Shkupi dhe të martën kur edhe mbyllet java e 18-të takohen Bashkimi – Pelisteri.
