Site icon Tetova Expres

VOLEJBOLL:  NESËR ZHVILLOHEN NDESHJET E RAUNDIT TË KATËRT

Kampionati në ligën e parë të volejbollit  për meshkuj vazhdon nesër me  ndeshjet e  xhiros së katërt  në  fazën play off dhe play out. Liria  është nikoqire e Vesna Probishtipit, ndërsa Shkëndija  mysafire e Makedonija Xhio. Të  hënë zhvillohet ndeshja mes Sushevës dhe Universitetit të Tetovs

 Këtë  fundjavë  në program  janë  ndeshjet e  raundit të katërt në Ligën e Parë  të  volejbollit  në kategorinë e meshkujve  si  në fazën play off ashtu edhe në  atë të play out.

 Nesër në  program janë  ndeshjet  UGD Shtipi –Boreci  dhe  Strumica – Rabotniçki, ndërsa  më  16 shkurt  të hënën me  fillim në ora  20 e 30, do të  zhvillohet  përballja mes Sushevës dhe  Universitetit të Tetovës.

Në  fazën e play out  Liria e Zherovjanit nesër me fillim në orën 15:30, do të përballet me  ekipin e Vesna  Probishtip. Skuadra e  Zherovjanit  në këtë përballje  konsiderohet favorite.  Shkëndija nesër  udhëton  në  Strumicë  ku do përballet me ekipin Makedonija  Xhio. Kuqezinjtë  janë  optimist  se do të  regjistrojnë  fitoren e katërt  radhazi në  këtë pjesë të kampionatit. Ndeshja  Makedonija Xhio – Shkëndija  fillon në ora 15:00

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Exit mobile version