Shkëndija shënoi fitoren e dytë në s të sezonit pranverorë, kësaj radhe mundi Tikveshin në Kavadar me rezultatin 4-1 dhe me 42 pikë ngjitet në pozitën e dytë
Në ndeshjen hapëse të javës së 18-të që sot u zhvillua në stadiumin e qytetit në Kavadar mes Tikveshit dhe kampionit në fuqi ekipit Shkëndija pas 90 minutave lojë ndeshja përfundoi me fitoren e kuqezinjve 1-4
Në një lojë tipike kampionale ku dominoi skuadra kampione demoloi Tikveshin pas barazimit 1-1 në pjesën e parë, kuqezinjtë në pjesën e dytë dominuan lojën në të gjitha aspektet duke shënuar fitore të thellë 1-4
Autor i golit për Tikveshin ishte Stojkovski në minutën e 24, ndërsa për ekipin kuqezi shënuan Tamba, Meliqi, Zejnullai dhe Nxenge.
Me tre pikët e sotme Shkëndija me 42 pikë ngjitet në pozitën e dytë në renditjen e tabelës, ndërsa skuadra e Tikveshit me 22 pikë vazhdon të mbetet në pozitën e gjashtë
Kujtojmë se pas kësaj ndeshje Shkëndija përgatitet për ndeshjen e parë të play off-t në UEFA Konferencë Liga kundër ekipin Samsunspor që zhvillohet më 19 shkurt me fillim në ora 21:00 në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup
Shabann Sinani – TV Koha

