Site icon Tetova Expres

GOSTIVAR: GJENDEN DROGË, ARMË DHE MUNICIONE, PRIVOHEN NGA LIRIA KATËR PERSONA (VIDEO)

SPB – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme, në një objekt hotelier në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria katër persona të moshës nga 22 deri 24 vjec, të gjithë nga Gostivari.

Gjatë kontrollit tek ata, janë gjetur nëntë paketime me lëndë pluhur të bardhë.
Më vonë, sic njofton SPB-Tetovë, me urdhër gjyqësor, është kryer kontroll në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Beretta” e kalibrit 22mm, një pushkë karabinë “Zastava” e kalibrit 8,57, një kornizë (karikator) dhe gjithsej 191 plumba të kalibrave të ndryshëm për të cilët nuk posedonte leje.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse – thuhet në komunikatën e SPB-Tetovë.

Exit mobile version