Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: SHKUPI DHE STRUGA TRIM LUM NË QENDËR TË VËMENDJES (VIDEO)

Nesër në kuadër  të  xhiros së  18-të në  ligën e parë të  futbollit vendor  do  të  zhvillohen  dy ndeshje  derbi  dhe  atë në Shkup  ku  përballen  Rabotniçki – Vardari  dhe  në Strugë  ku takohen  Struga Trim Lum – Sileksi

 Java e 18-të e kampionatit në Ligën e Parë  të futbollit vazhdon  ditën e nesërme  me dy ndeshje  derbi dhe atë në  Shkup  dhe  Strugë ku takohen Rabotniçki – Vardari  dhe  Struga trim Lum – Sileksi

Në  stadiumin e  qytetit në Strugë  skuadra  e  trajnerit  Bledi  Shkëmbi   do të  përballet  me Sileksiin e Kratovës, kjo  ndeshje  për  struganët  Vjenë pas  disfatës  në  xhiron e  17  në  Tetovë  kundër  Shkëndijës  që  ishte edhe disfata e parë  në  transfertë. Sa  i përket ndeshjs  me Sileksin trajneri  Shkëmbi tha se do  bëjnë  çdo  gjë për fituar tre pikët

BLEDI SHKËMBI – TRAJNER I  KF STRUGA TRIM LUM

‘’Ne në  çdo ndeshje  do të  mundohemi ta  fitojmë, do të luajmë  për ta  fituar . Kemi një ndeshje të vështirë  kundër  Sileksit por do të bëjmë të pamundurën që të rregullojmë gabimet që bëmë sot  dhe  të shfrytëzojmë  rastin që mund të na jepet  për të marrë tre  pikët’’  deklaroi  trajneri Bledi Shkëmbi

Advertisement

  Një ndeshje  interesante  pritet të  zhvillohet nesër me fillim në ora 13:00, mes  Rabotniçkit dhe vardarit  që  konsiderohet derbi i qytetit edhe pse në këtë  kampionat  romantikët   janë  befasia më e madhe në aspektin negativ  kundrejt  Vardarit  që  bindshëm  kryeson  renditjen  e Ligës së parë.

 Arsimi i  Çegranit  pas  debaklit  që  pësoi të  mërkurën në  përballjen me  vardarin  në  Shkup, të  hënën  në[ Gostivar  në  cilësinë e vendasit  përballet me   AP Brera. Vendasit  janë  të bindur   se  kësaj  radhe  me angazhimin maksimal  të të  gjithëve do të arrijnë  të fitojnë  tre pikët që do kenë  vlerën e  rëndësishme  për vazhdimin  e kampionatit. Po të hënën në Gjorçe përballen Makedonija Gj.P  dhe  Shkupi, ndër të martën në Kumanovë  Bashkimi është nikoqire e Pelisterit

Shaban Sinani – TV Koha

Exit mobile version