Site icon Tetova Expres

NIS PUNA PËR RIEMËRIMIN E RRUGËVE NË TETOVË, PRIORITET RRUGËT PA EMRA (VIDEO)

Grupi i punues për riemërimin e rrugëve në Tetovë filloi me punë, këtë e bëri të ditur zëvendës kryetari i komunës së Tetovës njëherazi edhe kryetar i grupit punues Albi Qamili. Ai tha se ka pranuar dokumentacionin dhe materialet nga grupi paraprak. Mbi bazën e punës që është bërë deri tani dhe duke marrë parasysh propozimet e dërguara nga qytetarët, do të vazhdojmë punën me qëllimin që ta rrumbullakësojmë këtë proces sa më shpejt.

“Ne kemi vendosur mënyrën se si do të vazhdojmë me procedurën. Kemi vendosur që deri në mbledhjen e radhës të shqyrtojmë listën dhe në mbledhjen e radhës së Grupit të Punës të kemi një listë përfundimtare të propozimeve. Në listën e propozimeve kemi emra të cilët nuk korespodojnë me ligjin, kemi propozime të duplifikuara, preopozime të cilët nuk përmbushin kriteret për të qenë emër i një rrugë. Ka kritere të ndryshme, personi duhet të jetë i ndjerë, të mos jetë emri i gjate e kështu me radhë.

 Qamili bën të ditur se fillimisht do të emërohen rrugët që nuk kanë as emra as numra dhe më pas do të vazhdohet sipas nevojës.

“Sa i përket metodologjisë, fillimisht prioritet i kemi që të emërojmë rrugët që nuk kanë fare emra dhe as numra. Në Tetovë ka rrugë që nuk janë të identifikuara, ka rrugë që kanë qenë të identifikuara por që nuk kanë as emra dhe as numra, ka rrugë që kanë vetëm numra dhe si fillim, si prioritet kemi që të bëjmë emërtimin e rrugëve dhe pastaj të kalojmë te rrugët ekzistuese dhe do të mundohemi që këtë proces ta mbyllim sa më shpejtë”

Ai thotë se koha për propozim të emrave ka mbaruar dhe se tani vetëm do të bëhet sleksionimi dhe pastrimi i propozimeve, duke zgjedhur emrat që plotësojnë kriteret e që janë siç vijon:

Advertisement

“Besojmë se kur do të jemi në fund të kësaj procedure dhe pasi të kemi bërë një propozim konkret, propozimi që duhet të dërgohet edhe në Qeveri, ne do të kemi edhe një debat publik, por krahas metodologjisë dhe rregullores që paraprakisht ka vendos Grupi i Punës, propozime të reja nuk mund të shtohen më, pasi është mbyllur faza e propozimeve”

Në Tetovë edhe pse disa rrugë janë emëruar në gjuhën shqipe, të njëjtat shfrytëzohen vetëm nga Komuna e Tetovës gjatë komunikimit me qytetarët kurse në dokumente zyrtare vazhdojnë të qëndrojnë emrat nga koha e ish Jugosllavisë. Edhe më herët në Tetovë ka pasur nisma të tilla që nuk kanë shkuar deri në fund. TV KOHA

Exit mobile version