Deri në fund të muajit mars, Komuna e Zhelinës do të bëhet me pallat të kulturës. Kështu së paku thotë Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu i cili njofton se faza e parë ka kushtuar 350 mijë euro dhe se njëjta është finansuar nga TAV Maqedoni. Ndërsa faza e dytë thuajse në të njëjtën shumë, është finansuar me mjete nga kredia hungareze përmes Ministrisë së Kulturës.
“Ndërtimi ka zgjatur tre vite, për arsye jo se është punuar në mënyrë permanente por sepse është përfunduar njëra fazë dhe është dashur që kohë që të gjejmë mjete për fazën e dytë. Tani jemi duke përfunduar, unë jam i gëzuar që jemi duke e përfunduar atë projekt sepse ka raste kur kanë ngecur me dekada projektet tjera por nuk është një rast i tillë tek ne. Projekti ka kushutar afërsisht 600 mijë euro”.
Me të përfunduar tërësisht, Komuna e Zhelinës do të bëj kërkesë në Ministri të Kulturës që pallati i kulturës në Komunë të Zhelinës të jetë i karakterit nacional e jo vetëm lokal, me çka do të siguroheshin fonde për mirëmbajte dhe funksionim të vazhdueshëm.
“Ideja dhe qëllimi jonë është që këtë pallat kulture ta shpallim me status nacional. Pra që të jetë pallat i kulturës nacional që të finansohet, që nënkuptohet të finansohet nga burimet e buxhetit shtetëror dhe jo nga Komuna. Me këtë ne të gjejmë resurse të vazhdueshme dhe të përhershme të mirëmbajtes dhe funksionimit të këtij pallati të kulturës”.
Përndryshe, në Komunë të Bogovinës, ka gati 10 vite që pallati i kulturës është filluar por ka mbetur vetëm në skelet, beton dhe hekur! Zv/kryeministri Bekim Sali ditë më parë tha se janë të gatshëm që të ndihmojnë kudo që paraqitet nevoja për zhvillim të kulturës sidomos në vende rurale. TV KOHA
