Mevlan Ademi, një nga iniciuesit e studentëve që kërkuan provim të jurispodencës në gjuhën shqipe thotë se nuk ka nevojë për krijimin e ligjit të ri, pasi që majfton ligji për përdorimin e gjuhëve, që studentët sipas nevojës dhe dëshirës, të i nënshtrohen testit të jurispodencës në gjuhën e tyre amëtare. Ademi thotë se deklaratat e Ministrit të Drejtësisë i shohin si të pabaza dhe jo korrekte.
Ademi thotë se ka dy vite që merren me këtë çështje por që ende nuk kanë gjetur zgjidhje.
Ndërsa nuk përjashton edhe mundësinë e protestave nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Për provimin e jurisprudencës, Televizioni Koha e pyeti edhe ambasadorin e BE-së Mihalis Rokas i cili tha se duhet të zhvillohet me dialog gjithëpërfshirës me palët e interesuara dhe të mos politizohet.
“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë çështje, e cila ka pasur shumë jehonë publike gjatë ditëve të fundit. Natyrisht, Kushtetuta dhe legjislacioni kombëtar duhet të respektohen dhe kur lindin çështje të tilla është thelbësore që të zhvillohet një dialog gjithëpërfshirës me të gjithë palët e interesuara, në mënyrë të matur dhe, mundësisht, pa u politizuar”, u shpreh Mihails Rokas – Ambasador i BE-së në RMV.
Përndryshe, për provimin e jurispodencës në gjuhën shqipe pati deklarata kontradiktore edhe të kryeministrit të vendit, Hristjan Mickoski i cili fillimisht tha se të gjithë ata që duan mund t’i testojnë njohuritë e tyre në gjuhën amëtare, që një ditë më pas ta demanton veten dhe të kërkoj ligj të ri! Ndërkaq Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në vend se të zbaton ligjin po bën interpretim të tij, akuzojnë partitë opozitare. Në këtë debat u përfshi edhe Ambasadori i Shqipërisë Denion Meidani duke i mbështetur fuqishëm studentët shqiptar që kërkojnë provimi i jurispodencës të mbahet në gjuhën shqipe. TV KOHA
