Site icon Tetova Expres

MSh: Ligji për mbrojtje nga duhani nuk shtyhet, javën e ardhshme pritet t’i dorëzohet Qeverisë

Nga Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate thonë se mbeten plotësisht të përkushtuar për miratimin dhe zbatimin e Ligjit për mbrojtje nga duhani, në përputhje me afatet ligjore. Nga MSh mohojnë zërat se i njëjti ligj do të shtyhet.
“Aktualisht po finalizohet analiza e komenteve të pranuara nga debati publik në ENER, si dhe e qëndrimeve të dorëzuara nga palët e interesuara, institucionet dhe komuniteti i biznesit, pas së cilës javën e ardhshme versioni përfundimtar do t’i dorëzohet Qeverisë. Theksojmë se këto harmonizime nuk e ndryshojnë thelbin e ligjit. Qëllimet mbeten të qarta dhe të pandryshuara: parandalimi i pirjes së duhanit tek të rinjtë dhe krijimi i brezave pa varësi nga nikotina, si dhe mbrojtja e punëtorëve dhe qytetarëve nga pirja pasive e duhanit në hapësira të mbyllura publike dhe të punës. Sa i përket pretendimeve për “zbatim me faza”, sqarojmë se kjo nuk nënkupton shtyrje të zbatimit të tij pas miratimit në Kuvend. Ligji do të hyjë në fuqi pas miratimit, në përputhje me afatet ligjore. Faza i referohet mënyrës së zbatimit në periudhën fillestare, ku faza e parë do të përfshijë mbikëqyrje të shtuar, informim dhe paralajmërime.”, thonë nga MSh.VLORA LATIFI TOPOJANI
Exit mobile version