Dje në ora 13:20 në fshatin Çegran të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Çegranit kanë privuar nga liria një 38-vjecar nga Kërçova. Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve „Opel“ me targa të Kërçovës pa leje drejtimi. Një rast I njëjtë është shënuar edhe në rrugën lokale Tetovë – Bërvenicë, në hyrje të fshatit Sedllarcë e Poshtme të Tetovës, ku zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një 25-vjecar nga fshati Çellopek. Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve „BMV“ me targa të Tetovës pa leje drejtimi. Automjetet janë konfiskuar dhe pas dokumentimit të rasteve do të vijojmë kallëzimet përkatëse.
Dje në ora 14:50 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë privuar nga liria një 40 vjecar nga fshati Sellcë e Tetovës. Gjatë kontrollit në trafik është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të pasagjerëve „Mercedes“ me targa të Tetovës me shpejtësi prej 165 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë.
Dje në ora 11:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në Qendrën Urgjente në Tetovë është sjellë një foshnjë pa shenja jete. Menjëherë është vepruar dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një foshnje pesë javëshe. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe mjeku i mjekësisë ligjore, me ç’rast nuk janë gjetur gjurmë dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
Dje në ora 21:50 në një fshat të Gostivarit, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 52 vjecar nga ai fshat, duke vepruar sipas denoncimit paraprak nga bashkëshortja e tij 40-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
