Site icon Tetova Expres

LSM “BLLOKOI” QEVERINË – PARALAJMËROHET GREVË E PËRGJITHSHME!

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë bllokoi sot dyert e Qeverisë. Paralajmëruan se masa e ardhshme do të jetë greva e përgjitrhshme. Kërkesat e tyre mbeten të njëjta, mbështetje për propozimin për 600 euro pagë minimale dhe 100 euro rritje të pagave tjera. Sipas tyre, standardi I qytetarëve nuk mund t`u bëjë ballë rritjes së çmimeve.

Nëse nuk respektohen kërkesat e punëtorëve për rritjen e pagës minimale në 600 euro deri më shkurt, në mars paralajmërohet grevë e madhe e përgjithshme e punëtorëve. Paralajmërimi erdhi nga Lidhja e Sindikatave të cilët, pas Kuvendit dhe Odave Ekonomike, sot bllokuan Qeverinë.

Sipas tyre, jehona e dobët e protestës së sotme, është për shkak se punëtorët janë në vendet e tyre të punës. Paralajmërojnë që protesta e radhës do të mbahet në ditë jo pune në mënyrë që punëtorët ta shprehin pakënaqësinë nga paga minimale.

SLOBODAN TRENDAFILOV – LSM

“24 ministra, në seancën e sotme qeveritare duhet të propozojnë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagë minimale, nëse duan të jenë me punëtorët. Deri në fillim të marsit nuk përjashtohet mundësia për bllokimin e institucioneve të targetuara në brendësi të vendit. Nëse vendosin në seancë qeveritare ta rrisin pagën minimale në 600 euro dhe pagat tjera për 100 euro, nuk do të më shohin më në TV, nëpër rrjetet sociale. Deri atëherë vazhdojmë aty ku qëndrojmë sot – në rrugë”

Advertisement

 Lidhja e Sindikatave nuk heq dorë nga përpjekjet për të siguruar 10.000 nënshkrime që të kenë mundësi në Kuvend të dorëzohen ndryshime ligjore për uljen e pagave të funksionarëve dhe rritjen e pagës minimale.

Exit mobile version