Site icon Tetova Expres

PROTESTË NË 18-VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Në ditën e 18 vjetorit shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u mbush përplot sheshi i Prishtinës… kësaj rradhe jo për festë, por për të protestuar ndaj gjykimit të personave që koontribuan dhe e shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik. Mijëra qytetarë nga shumë qytete të Kosovës dhe anë e mbanë trojeve shqiptare i janë bashkuar thirrjes për këtë tubim, derisa gjykimi në Hagë kundër Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka hyrë në fazën e fundit.

Aktivistja Vasfije Krasniqi, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka marrë fjalën në protestën “Drejtësi, jo politikë” që po mbahet aktualisht në Prishtinë. Duke thënë se “ljo liri nuk erdhi vetvetiu”, Krasniqi tha se ish-krerët e UÇK-së duhet të lirohen.

Vasfije Krasniqi – E mbijetuar e dhunës serbe

Ismail Tasholli nga platforma “Liria ka Emër” tha se “pavarësisht proceseve gjyqësore, një gjë mbetet e qartë: lufta e UÇK-së ishte luftë çlirimtare, dhe kjo nuk mund të zhbëhet kurrë”. Duke folur në Marshin “Drejtësi, jo politikë”, ai tha se “qytetarët duan drejtësi dhe jo politikë”. Tashohilli tha se në përvjetorin e 18-të të pavarësisë, ish-krerëve të UÇK-së po u dërgohet mesazhi se nuk janë vetëm.

Ismail Tasholli – Liria ka emër

Advertisement

Shqipe Krasniqi, njëra nga shumë gratë që rrokën armët dhe i dolën armikut përpara ka rrëfyer para mijëra pjesëmarrësve sakrificën që ajo dhe familja e saj kaluan ndër vite për çlirimin e vendit. Ish-ushtarja e UÇK-së tha se të ishe shqiptarë do të thoshte të jetoje me frikë, me kufizime dhe padrejtësi të përditshme.

Shqipe Krasniqi – Ish Ushtare e UÇK-së

Çlirim Haziri, djali i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Xhavit Haziri, që është në mesin e 1600 shqiptarëve të zhdukur nga Serbia, fati i të cilëve ende nuk dihet, mbajti një fjalim të fuqishëm në marshin e organizuar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Ai tha se ata që luftuan për këtë tokë, nuk kërkuan pushtet por kërkuan liri.

Çlirim Haziri – Djal i Xhavit Hazirit

Ndërkaq gjatë ditës së sotme në shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sheshin kryesor të kryeqytetit u mbajt parakalimi solemn i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht u mbajt edhe seancë solemnte në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe vizita të të gjithë udhëheqësve shtetërorë në Prekaz, te varezat e familjes Jashari.

Advertisement
Exit mobile version