Situata me përmbytjet që gjatë fundjavës goditi më shumë rajone të vendit, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, mbetet e pandryshuar, kurse autoritetet kompetente vazhdojnë të jenë në terren, ku janë duke intervenuar për thithjen e ujit nga objektet. Metereologët edhe për sot paralajmërojnë reshje shiu, por për shkak të depërtimit të ajrit të ftohtë, do të kalojnë edhe në reshje dëbore.
I gjithë territori i vendit sot gjendet në alarm të verdhë paralajmërues për shkak të rreshjeve të shiut dhe erës së fuqishme që lokalisht pritet të arrijë mbi 70 km në orë.
Pikërisht për këtë sërish rriten rreziqet nga përmbytje të reja dhe dalje të lumejve nga shtretërit, veçanërisht në pjesët veriperëndimore të vendit, ku lokalisht priten rreshje mbi 30 litra në metër katror.
Sipas njoftimit të mëngjesit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, në rajonin e Tetovës nuk ka denoncime të reja për daljen nga shtrati të lumit Vardar në fshatin Forinë dhe pjesët tjera ku pati përmbytje.
Ndërkohë banorë të rrugëve dhe lagjeve në rajonin e Kërçovës, shtëpitë e të cilëve ishin përmbytur, vahdojnë të jenë të akomoduar në një sallë sportive. Bëhet fjalë për 250 të evakuar, të cilëve u janë siguruar ushqime, ujë dhe mjete higjienike.
Metereologët thonë se nën ndikimin e një sistemi ciklonik me qendër në Gjirin e Gjenovës dhe zgjerimit të tij drejt Detit të Jonit I cili do të mbërrijë edhe në vendin tonëdo të sjellë ndryshim të ri të motit.
Reeshjet e shiut, për shkak të depërtimit të ajrit të ftohtë nga veriu do të kalojnë në reshje dëbore, fillimisht në viset malore kurse më vonë reshje bore do të ketë edhe në viset më të ulëta, vecanërisht në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit.
