Mbrëmja e sotme zhvillohen katër ndeshjet e para të fazës së play off-it në Uefa Liga e Kampionëve që luhen me sistem eliminimi direkt. Kryendeshja e sontme është përballja Benfika – Real Madrid që fillon në ora 21:00
Rikthehet emocionet e UEFA Liga e kampionëve me ndeshjet e para të fazës “play-off”, ku tetë çifte do të përballen për të siguruar një vend në raundin e 1/8-ave. Ndërkohë, tetë skuadrat e renditura në krye të fazës së ligës kanë siguruar kalimin direkt dhe presin kundërshtarët e tyre.
Në orën 18:45, Galatasaray në Stamboll është nikoqire e Juventusit. Bardhezinjtë vijnë pas një disfate në kampionat dhe synojnë një rezultat pozitiv, përballë një kundërshtari që në shtëpi është treguar gjithmonë i fortë.
Nga ora 21:00 zhvillohen tre përballje të tjera të zjarrta. Real Madrid përballet sërish me Benfica, skuadër që e mposhti 4-2 në fazën e ligës. Madrilenët kërkojnë revanshin, ndërsa fakti që ndeshjen e kthimit do ta luajnë në shtëpi u jep një avantazh psikologjik.
Në Francë, kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain matin forcat me AS Monaco në një duel tërësisht francez, ku diferencat pritet të jenë minimale dhe gjithçka do të vendoset në fushë.
Ndërkohë, në “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmund pret Atalanta. Dy skuadra me filozofi sulmuese dhe në formë të mirë, duke premtuar spektakël dhe ritëm të lartë.
Katër ndeshjet tjera të 1/16 së finales në Ligën e kampionëve zhvillohen nesër . Takohen: Qarabag – Njuwcastle, Bodo/Glimt – Inter, Club Brugge – Atletico Madrid dhe Olympiakos – Bayer Leverkusen
1/16 FINALA
17.02. 18:45
Galatasaray – Juventus
Benfika – Real Madrid
Borusia Dortmund – Atalanta
Monaco – PSG
18.02. 18:45
Qarabag – Njuwcastle
Bodo/Glimt – Inter
Club Brugge – Atletico Madrid
Olympiakos – Bayer Leverkusen
Shaban Sinani – TV KOha

