Në katër ndeshje e 1/16 në Ligën e Kampionëve që u zhvilluan mbrëmë dy fitore regjistruan vendasit si Gallatasaray dhe Borusia dhe dy sfida i fituan mysafirët si Real Madridi dhe PSZH. Ndeshjet kthyese luhen më 25 shkurt
Real Madrid ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e 1/16-ve në Ligën e Kampioneve, pas fitores minimale 0-1 në transfertë ndaj Benficas, në ndeshjen e parë të fazës “play-off”.
Sfida u vendos nga një gol i Vinicius Junior në fillimin e pjesës së dytë, rezultat që i jep spanjollëve një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”. Pas golit të shënuar takimi u ndal për disa minuta shkaku i thirrjeve raciste në drejtim të autorit të golit, që detyruan arbitrin të ndërpriste lojën.
Sfida mes Galatasaray dhe Juventus që u zhvillua në stadiumin “Rams Park” në Stamboll prodhoi një spektakël të paparë dhe fitore të madhe për skuadrën turke që fitoi me rezultatin e thellë 5-2. Në bazë të rezultatit mund tk thuhet se Galatasaray tanimë ka siguruar biletën për 1/8 e finale edhe pas vetë pas një jave në Torino do të luhet sfida kthyese
Në sfidat e tjera të mbrëmjes, PSZH-ja arriti një fitore dramatike 2-3 në fushën e Monacos, ndërsa Borussia Dortmund siguroi një triumf të rëndësishëm në shtëpi përballë Atalantës me rezultatin 2-0.
Ndeshjet e kthimit që do të luhen më 25 shkurt do të përcaktojnë skuadrat që do të vijojnë rrugëtimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Shaban Sinani – TV KOHA

