Site icon Tetova Expres

MUCUNSKI: KORRIDORI 8 DËSHMI SE MUND TË BASHKËPUNOHET ME BULLGARINË!

Maqedonia nuk do të implikohet në retorikën parazgjedhore në Bullgari. Shkupi është për komunikim aktiv me Sofjen me parime të qarta, deklaroi Ministri I Jashtëm, Timço Mucunski.

Duke komentuar Ministerialin në Tiranë kushtuar Korridorit 8, Mucunski, potencoi se ndërtimi i këtij korridori paraqet dëshmi se mund të ketë bashkëpunim me Bullgarinë.

TIMÇO MUCUNSKI – MINISTËR I JASHTËM

“Shohim sinjale pozitive nga Shqipëria kohëve të fundit dhe është për t`u përshëndetur, për shkak se Korridori 8 nuk është I plotë pa obligimet e Shqipërisë. Nuk flasim vetëm për infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, por edhe për atë energjetike. Përse e përmenda Korridorin 8? Për shkak se Korridori 8 është dëshmi se me Bullgarinë fqinje, kur duam, mund të bashkëpunojmë”

Në Bullgari më 19 prill do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Janë zgjedhjet e teta në 5 vitet e fundit, kurse zhvillohen në kohë të krizës së thelluar politike të shkaktuar nga protestat masovike kundër korrupsionit.

Advertisement
Exit mobile version