Site icon Tetova Expres

TETOVË: “SOFRA E RAMAZANIT” FILLON ME 700 IFTARE!

Për të 14 vit me radhë në Tetovës organizohet Sofra e Ramazanit  nga “Agimi i Bamirësisë”.

Gjatë ditës së sotme janë ndarë rreth 700 iftare për nevojtarët dhe një pjesë të studentëve, pasi numri më I madh I studentëve, ditën e parë të Ramazanit, do ta kalojnë në ambiente shtëpiake.

Visar Xhaferi thotë se qëllimi është që ata që nuk kanë mundësi financiare  t`u ofrojnë ushqim të ngrohtë për muajin e Ramazanit.

VISAR  XHAFERI – AGIMI BAMIRËSISË

“ Sot si dita e parë  Agimi bamirësisë fillojmë me 600 deri në700 iftare edhe pse dita e parë është pak më me vështirë në aspektin organizativ , shpresojmë se të gjithë ata iftaret që I kemi përgatit me aktivistët tonë  të shkojnë në vend dhe iftari I parë nga ata të cilët kanë nevojë për një iftar të përbashkët t`u mbërrijë në tavolinat , sofrat shtëpitë e tyre që të fillojë Ramazani me një këmbë të mbarë edhe  iftar të pranuar nga zoti për të gjithë ata që do të jenë agjërues ditën e parë.” 

Advertisement

Edhe pse çmimet në treg janë rritur , një iftar kushton 200 denarë apo 3.5 euro.

Nga “Agimi i Bamirësisë” thonë se kostoja është e madhe dhe organizmi nuk është I lehtë.

VISAR  XHAFERI – AGIMI BAMIRËSISË

“ Kostoja është e madhe edhe kur themi e madhe nuk themi për ta hiperbolizuar , por e  themi se siç e dini çmimet kanë ndryshuar, çmimet bazë të artikujve dhe çdo ditë e shohim se kostoja e 1000 iftareve ka hipur ndjeshëm por ajo që duam të përcjellim tek shikuesit tanë se ata që nuk kanë mundësi të agjërojnë dhe nga ana fetare ata pagunajnë kompensimin dhe unë mendoj se Agimi bamirësisë dhe iftaret e saj janë një adresë tepër e qëlluar për këtë çështje veç atyre që duan të japin sadaka për një iftar janë të mirëseardhur.” 

Nga Agimi thonë se ë gjithë ata që duan të dhurojnë një iftar për studentet dhe skamnorët mund të dhurojnë edhe produkte ushqimore.

Advertisement

Vitin që lam pas por edhe në kohë pandemia, kjo shoqatë ka dhuruar ushqime duke mbërritur numri e çuar numrin deri në 1.300 iftare për një ditë.

Exit mobile version