Site icon Tetova Expres

ÇFARË TË KONSUMOJMË PËR NJË AGJËRIM TË SHËNDETSHËM?!

Agjërimi konsiderohet një praktikë me përfitime të shumta për shëndetin fizik dhe shpirtëror, sidomos gjatë muajit të Ramazani. Megjithatë, mënyra se si ushqehemi gjatë iftarit dhe syfyrit luan rol vendimtar në ruajtjen e këtyre përfitimeve. Sipas mjekut Bekim Ismaili, zgjedhja e ushqimeve të duhura dhe konsumimi i tyre në mënyrë të kontrolluar janë thelbësore, veçanërisht për personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Ai thekson se gabimet në ushqyerje gjatë agjërimit mund të zbehin efektet pozitive, madje edhe të shkaktojnë probleme shëndetësore.

Ismaili thotë se në iftari duhet të haet ngadal, në sasi të paktë dhe ushqime të lehta.

Ismaili gjithashtu bën apel që gjatë sifyrit të mos konsumohen ushqim në sasi të mëdha për ta përmbushur mungesën e ushqimit gjatë ditës, pasi që sipas tij, trupi ka rezerva ushqimore që duhet të harxhohen gjatë ditës.

Mjaku Bekim Ismaili tha se rastet e paraqitjes në qendrën emergjente pas iftarit janë të shpeshta dhe e gjitha kjo vjen nga kequshqyerja. Ai bën apel që gjatë kohës së lejuar që haet sa më pak dhe sa më shpesh, të konsumohet ujë dhe ushqime me vlera të larta ushqyese, të shmangen ushqimet e yndyrshme, me shumë sheqer ose ushqimet e përpunuara. Këto vlejn sidomos për agjëruesit që kanë edhe sëmundje kronike.

Exit mobile version