Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Petra Dreksler. Donacioni, me vlerë totale prej rreth 600,000 euro, i realizuar gjatë periudhës së kaluar, përfshin automjete, kamera termovizive, pajisje dhe softuer kompjuterik, pajisje të specializuara për kontrollin e dokumenteve, si dhe automjete speciale për njësinë ajrore.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se këto pajisje janë të destinuara për përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë në fushën e menaxhimit të kufijve, luftës kundër trafikimit të njerëzve dhe kontrabandës së emigrantëve, analizës kriminale dhe inteligjencës, si dhe ekzaminimeve forenzike.
