Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të në Ligën e parë, ndërsa me ndeshjet e xhiros së 16-të starton pjesa e pranverore e kampionatit në Ligën e dytë
Kampionati në Ligën e parë vazhdon sipas orarit të paraparë nga komisari i garave në Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Kështu që gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të. Ndeshja më tërheqëse që zhvillohen të shtunën janë përballet në Shkup dhe Manastir aty ku do të takohen Vardari – Bashkimi i Kumanovës gjegjësisht Pelisteri – Struga Trim Lum Të dielën takohen Shkupi – Arsimi dhe ndeshja derbi mes Sileksit dhe Shkëndijës, ndërsa java e 19-të mbyllet të hënën me ndeshjen Makedonija Gj.P – Tikveshi.
Këtë fundjavë starton e dhe pjesa pranverore me ndeshjet e xhiros së në Ligën e dytë të futbollit vendor. Në xhiron e 16-t ë me fillim në ora 14:00, takohen: Teteksi – Vardari Negotinës, Kozhufi – Bregallica, Pobeda – Novaci, Osogova – Kamenica Sasa, Shkendija H – Prespa, Bellasica – Ohri, Slloga – Skopje dhe Detonit Plaçkovica – Golemo Konjare. Kandidat më serioz për kreun e tabelës janë Ohri, Shkëndija e Haraqinës dhe Bregallnica.
