Site icon Tetova Expres

MICKOSKI: SKENARI I BRUKSELIT – RMV NË BE NË 2027, PA TË DREJTË VOTE!

Në Bruksel gjithnjë e më e zëshme është ideja që përshinë planin e paqes për Ukrainën dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian, ku në këto skenare implikohet edhe Maqedonia – tha mbrëmë Kryeministri Mickoski. Sipas tij, në fillim të vitit 2027 Maqedonia mund të bëhet anëtare e BE-së, por pa të drejtë vote.

Ekziston mundësia që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE në fillim të vitit 2027, pa të drejtë vote. Kështu ka deklaruar Kryeministri Mickoski gjatë një interviste në Kanal 5, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Brukseli ka ndonjë alternativë për vendin duke marrë parasysh eurointegrimet e bllokuara.

“Skenari i parë është Ukraina bashkë me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë të bëhen vende anëtare të BE-së dhe kjo të ndodh në fillim të vitit 2027 – të ulen në tavolinë, të valëvitet flamuri maqedonas në Bruksel, por pa të drejtë vote. Të marrim pjesë në punën e ministrave të Këshillit, komisioneve, trupave, por pa të drejtë vote me shumë mekanizma kontrolluese”

Që të realizohet kjo, sipas Kryeministrit, duhet të përmbushen dy kushte. I pari, vendi tashmë e ka përmbushur i pari në rajon, bëhet fjalë për politikën e jashtme të përbashkët të sigurisë me BE-në, kurse kushti i dytë është sundimi i së drejtës.

I pyetur nëse kusht do të jenë edhe ndryshimet kushtetuese, ai thotë.

Advertisement

“Supozoj se për ne do të jenë edhe ndryshimet kushtetuese, për shkak se është pranuar nga qeveria e mëprashme. Ky integrim mund të ndodh diku në fillim të vitit 2027. Kushti i dytë është që kësaj t`i bashkangjiten edhe vendet tjera të rajonit, sikurse Bosnja e Hercegovina, Serbia, Kosova, Moldavia”

Kjo, sipas Mickoskit, është ajo që momentalisht po dësgjohet në Bruksel, kurse ka qenë temë diskutimi edhe në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Megjithatë, sic tha, realizimi i skenareve të këtilla varen nga shumë parametra, sikurse plani i paqes për Ukrainën dhe konsensusi për marrëveshje eventuale të paqës. 

Exit mobile version