Në ndeshjen e parë të play off-t të UEFA Konferencë Liga, mbrëmë në Shkup, skuadra Turke Samsunspor shënoi fitore 0-1 kundër ekipit të Shkëndijës . Ndeshja kthyese luhet më 26 shkurt.
Shkëndija pësoi humbje me rezultatin 0-1 ndaj Samsunsporit në ndeshjen e parë të play-off-it të UEFA Konferencë Liga.
Skuadra turke konfirmoi rolin e favoritit ndërsa goli i vetëm u shënua në minutën e 77 nga sulmuesi , Marius, duke i dhënë fitoren e rëndësishme ekipit turk në ndeshjen e parë.
Në minutën e 7-të futbollisti mysafir Ndiaje nuk realizoi goditjen nga 11-metërshi
“Kuqezinjtë” kishin disa mundësi për të shënuar por që nuk u shfrytëzuan.
Në tribunat e stadiumit të pranishëm një numër i vogël i tifozëve vendas, ndërsa nga Turqia kishin ardhur mbi 1.000 tifozë të Samsunsporit.
Pas ndeshjes në press konferencën zyrtare trajner , Jeton Beqiri, pranoi se kundërshtari ishte më i mirë në fushë dhe se ekipi i tij nuk ishte në nivelin e duhur.
JETON BEQIRI – TRAJNER I KF SHKËNDIJA
“Ne kishim përballë një skuadër shumë cilësore, por unë dua të merrem me skuadrën time. Mendoj se Shkëndija nuk ishte në maksimumin sonte, nuk patëm paraqitjen më të mirë të mundshme. Normalisht, nuk dua të përul performancën e kundërshtarit, pasi për të qenë korrekt, ishin skuadër më e mirë në fushë dhe një nga ato rastet që kishin i shfrytëzuan. Ne, dy-tri raste të mira që kishim nuk arritëm të shënojmë. Në këtë situatë, kur luan me kësi lloj skuadra cilësore, nëse nuk arrin të shënosh nga ato rastet e pastra, atëherë rezultati përfundimtar do të jetë negativ”, u shpreh trajneri. Beqiri
Trajneri gjerman Torsten Fink bëri një debutim të suksesshëm në bankinën e Samsunspor me një fitore 1-0 kundër Shkëndisë në Shkup. Ai para gazetarëve shprehu kënaqësinë e tij për fitoren në ndeshjen e tij të parë, duke theksuar se skuadra tregoi energji të mirë pavarësisht se pati vetëm dy seanca stërvitore me skuadrën para kësaj ndeshjeje.
Ndeshja kthyese Samsunspor – Shkëndija zhvillohet më 26 shkurt, ndërsa fituesi nga kjo përballje kualifikohet në 1/8 e finales së Konferencë Ligës.
