Site icon Tetova Expres

Bllokohet plotësisht aksi rrugor Librazhd-Pogradec, policia: Lejohen vetëm mjetet e emergjencës

ELBASAN- Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka njoftuar bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec. Kjo është e vlefshme deri në një njoftim të dytë. Në njoftimin zyrtar të bluve, thuhet se ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla.

Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Gjithashtu do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të njoftimit të dhënë, për qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor “Librazhd-Pogradec”, informojmë se do të bëhet bllokimi i plotë i qarkullimit në këtë aks rrugor, deri në një njoftim të dytë. Në zbatim të këtij vendimi:

Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla. Pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla për të mos vijuar lëvizjen në këtë aks; Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Advertisement

Do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë. Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve. Apelojmë për mirëkuptim dhe respektim rigoroz të udhëzimeve të dhëna nga strukturat e Policisë. Për çdo emergjencë, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. Faleminderit për bashkëpunimin./Dosja.al

Exit mobile version