Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi të premten se ka nënshkruar dokumentet për vendosjen e një tarife prej 10 për qind mbi të gjitha importet nga çdo vend.
“Është nderi im i madh që sapo kam nënshkruar, nga Zyra Ovale, një tarifë globale 10 për qind për të gjitha vendet, e cila do të hyjë në fuqi pothuajse menjëherë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Ky veprim erdhi pasi US Supreme Court rrëzoi shumicën e tarifave të Trumpit.
Në një vendim 6 me 3, gjykata tha se Trump kishte tejkaluar autoritetin e tij kur vendosi tarifa të gjera duke përdorur një ligj të rezervuar për raste emergjence kombëtare.
Në një postim të veçantë, Trump e quajti vendimin e gjykatës “qesharak” dhe theksoi se ShBA-ja do të vazhdojë të kërkojë mënyra për të rritur të ardhurat.
“Ata anëtarë të Gjykatës së Lartë që votuan kundër metodës sonë shumë të pranueshme dhe të duhur të tarifave duhet të turpërohen”, shkroi ai.
“Vendimi i tyre ishte qesharak, por tani fillon procesi i përshtatjes dhe ne do të bëjmë gjithçka të mundur për të mbledhur edhe më shumë para sesa po mblidhnim më parë”, shtoi Trump.
