Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, sic thonë, duke krijuar kështu mundësinë që përmes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet.
BDI
Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë
transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë dhe me mbrojtje të të drejtave dhe lirive individuale. Duke marrë parasysh interesin e lartë politik dhe publik për këtë rast, partia do ta ndjekë me kujdes procesin në të gjitha fazat e tij.
Nga ana tjetër, nga koalicioni VLEN shtrojnë pyetjen nëse do t’i japë Artan Grubi goditjen fatale Ali Ahmetit dhe BDI-së?
VLEN
Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por cilin do ta ngreh me vehte, mbetet për t’u parë.
Për VMRO-DPMNE-në, arrestimi I Grubit paraqet triumph të drejtësisë. Partia në pushtet thotë se Grubi është koka e krimit dhe korrupsionit që udhëhiqej nga LSDM dhe BDI.
BRANE PETRUSHEVSKI – VMRO DPMNE
“Krimi I atë arratisurit nga drejtësia, Grubit, arriti vlerën e minimum 500 milion denarë ose mbi 8 milion euro, kurse ka indikacione dhe kjo shumë mund të tejkalojë dhjetë million euro, para të vjedhur nga qytetarët. Për këtë krim milionësh të Grubit kishte njohuri edhe LSDM-ja, por që të mos shkatërohej koalicioni, heshtte dhe e miratonte, me cka u bë bashkëpjesëmarrës”
Por, nga LSDM-ja pretendojnë se bëhet fjalë për një teatër politik, ku sipas tyre, arratisja dhe kthimi I Grubit paraqesin pjesë të marrëveshjes BDI VMRO. Socialdemokratët thonë se që në dhjetor 2024 kishin paralajmëruar për një skenar të këtillë.
BOGDANKA KUZESKA – LSDM
“Pas teatrit të sotëm në kufirin maqedonas, të gjithë e kanë të qartë, se arratisja e Grubit ishte marrëveshje politike. Sic u dakorduan ta lëshojnë, kështu u dakorduan të kthehet. BDI shpëton Mickoskin duke I hedhur “gomë shpëtimi”. Në këtë mënyrë VMRO me mbështetjen e BDI-së dëshiroin ta mbulojë narko-skandlin më të madh me 5 ton drogë që çon drejt kreut të Qeverisë Mickoski”
Socialdemokratët shtrojnë pyetjen se përse nuk ka kamera të sigurisë për 5 ton drogë që kaluan në Serbi, kurse për Grubin kamerat kanë qenë në funksion. Sipas tyre, krahas teatrit politik, përgjegjësi patjetër të ketë.
