Site icon Tetova Expres

GJUNJËZOHEN INSTITUCIONET, ALARMET E RREME PARALIZOJNË ARSIMIN NË TETOVË

Edhe sot korridoret e gjimnazit të Tetovës, Kiril Pejçinoviç mbetën të zbrazta.

Klasat bosh, ndërsa mësimi nuk vijon, pavarësisht se është ditë e hënë!

E gjithë kjo sepse një njeri me një adresë elektronike fiktive po dërgon alarme të rrejshme për bombë, për të 14-tën herë me radhë dhe shteti nuk ta detektoj ende, se kush është, prej ku i dërgon dhe çfarë qëllimi.

Drejtori i gjimnazit Jeton Kamberi thotë se me përsëritjen e këtyre nxënësve, përveç shqetësimit që u shkaktohen, ata po humbin edhe shumë ditë mësim.

Jeton Kamberi – Drejtor i Gjimnazit

Advertisement

Kamberi bën me dije se disa herë u është dretjuar institucioneve për ndihmë, megjithatë kërkesat e tij kanë hasur në vesh të shurdhër.

 Jeton Kamberi – Drejtor i Gjimnazit

Por gjimnazi nuk është shkolla e vetme që sot pranoi alarm të rrejshëm për bombëm, me çka, mijëra nxënës të Tetovës sot mbetën pa mësim.

Nga Sektori për Arsim në Komunë të Tetovës thonë se për dallim nga herat tjera, paralajmërimet për bomba këtë herë janë dërguar në polici e jo në shkolla. Ata thonë vazhdimi i procesit mësimorë do të vazhdojë vetëm kur të vërtetohet se janë përmbushur të gjitha nivelet e sigurisë.

SEKTORI PËR ARSIM – Tetovë
“Aktualisht, janë përfshirë këto shkolla të mesme: „Nikolla Shtejn“,Gjimnazi „7 Marsi“,Gjimnazi „Kirili Pejçinoviq“ dhe „8 Shtatori“. Ndërsa nga shkollat fillore: „Istikball“, „Kirili dhe Metodi“,„Bratstvo-Migjeni“,„Goce Dellçev“,„Besa“ dhe „Përparimi“. Objektet shkollore janë kontrolluar nga pjesëtarët e SPB-së, ndërsa nxënësit dhe stafi janë evakuuar në kohë dhe në mënyrë të sigurt, duke i liruar ambientet e shkollave. Shkollat kanë dërguar shkresë zyrtare deri te SVR me qëllim marrjen e informacionit zyrtar për situatën dhe udhëzimet për veprimet e mëtejshme. Institucionet kompetente po ndërmarrin masa të vazhdueshme për garantimin e sigurisë së nxënësve dhe stafit, ndërsa situata monitorohet në koordinim të plotë me organet e rendit. Vazhdimi i procesit mësimor do të bëhet vetëm pas konfirmimit zyrtar se janë përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë” thonë nga Sektori për Arsim pranë Komunës së Tetovës.

Advertisement

E gjitha kjo ndodhë në një shtet anëtar të NATO-së dhe institucionet nuk janë në gjendje që të lokalizojnë dhe arrestojnë dërguesin misterioz të këtyre e-mailave që përveç panikës, po i pengon në mësimnxënie nxënësit.

Exit mobile version