Gjatë natës mes 22 dhe 23 shkurtit 2026, nga ora 19:00 deri në 00:15, në zonën e Gostivarit, policia në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregtisë dhe atë të Punës kanë kryer kontrolle nëpër bastore sportive dhe kazino.
Gjatë kontrollit, në njërin objekt është gjetur një i mitur nga Tetova, i cili i është dorëzuar prindit. Në një objekt tjetër është arrestuar personi A.L. (29) nga Shqipëria, pasi po qëndronte i papunësuar dhe i paparaqitur në zonë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë paditë përkatëse.
