Site icon Tetova Expres

MBYLLEN LOJËRAT OLIMPIKE DIMËRORE ‘MILANO CORTINA 2026’

Pa  17  ditëve  të paharrueshme, me gara, medalje e rekorde  me  një ceremoni spektakolare  në  Arenën Olimpike  në Verona  u  mbyllën Lojërat Olimpike Dimërore  Milano Cortina 2026 . Norvegjezët  me   41  medalje  të  fituar ishin  vendi  më i suksesshëm në Milano Cortina

 Lojërat Olimpike Dimërore u mbyllën pas një edicioni intensiv garash, emocionesh dhe rivaliteti të fortë mes 93 shteteve pjesëmarrëse.  Afro 2900 sportistë nga 93 vende  konkurruan në më shumë se 100 gara, në disiplinat kryesore të sporteve dimërore si ski alpine, biatlon, patinazh artistik, patinazh shpejtësie, snowboard dhe hokej mbi akull.

Ky edicion u karakterizua nga një nivel i lartë organizimi, rritje e ndjeshme e përfaqësimit të sportisteve femra – që përbënin afro 45% të totalit – si dhe nga përdorimi i teknologjive të avancuara për matjen e kohës dhe analizën e performancës në kohë reale.

Ky edicion solli disa rekorde olimpike, veçanërisht në patinazh shpejtësie dhe ski alpine, si dhe debutimin e disiplinave të reja në snowboard dhe freestyle ski.

Në renditjen e përgjithshme të medaljeve, Norvegjia ka qenë bindshëm vendi më i suksesshëm, me tetëmbëdhjetë medalje të arta, dymbëdhjetë të argjendta dhe njëmbëdhjetë të bronzta. Norvegjezët për herë të katërt rresht kanë fituar numrin më të madh të medaljeve në Lojërat Dimërore, ndërsa tetëmbëdhjetë medaljet e arta përbëjnë rekord olimpik.

Advertisement

SHBA-ja është renditur e dyta me dymbëdhjetë të arta, dymbëdhjetë të argjendta dhe nëntë të bronzta, gjithsej tridhjetë e tri medalje. Holanda dhe Italia kanë fituar nga dhjetë medalje të arta, ndërsa Gjermania, Franca dhe Suedia nga tetë.

Zvicra ka përfunduar e teta me gjashtë të arta, nëntë të argjendta dhe tetë të bronzta.

Në mesin e  93 vendeve  pjesëmarrëse  ishte edhe  Shqipëria  me  katër sportist  ku  rezultate më të mira  shënoi  skiatorja Lara  Kolturi, Maqedonia e Veriut garoi   gjithashtu me  katër  sportist, ndërsa Kosava me dy  garues.

 
SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version