Java e pestë pjesës së dytë kampionatit solli disfatën e pestë radhazi të KV Universiteti i Tetovë si dhe fitoren e pestë radhazi të ekipit Shkëndija.
Dy ndeshjet e zhvilluara në fazën e play off-it përfunduan me fitore të sigurta të ekipeve favorite. Në Tetovë klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës ka pësuar humbe të pritur nga lideri në renditjen e tabelës 0-3, ndërsa Rabotniçki ka pësuar disfatë nga Susheva 1-3 në sete. Tabelën në fazën e play off-it e kryeson UGD Shtipi me 46 pikë. Universiteti i Tetovës ka mbetur në pozitën e gjashtë me 21 pikë
Në fazën e play out dy skuadrat tetovare Shkëndija dhe Liria e Zherovjanit nuk kanë të ndalur rrugëtimin e fitoreve. Shkëndija ka regjistruar fitore të sigurte 3-0 në transfertë kundër Vesa Probishtip. Për ekipin kuqezi ishte kjo fitorja e pestë e sezonit pranveror në fazën e play out, Fitoren e katërt radhazi e ka regjistruar edhe Liria e Zherovjanit gjithashtu në transfertë kundër ekipit Skopje 2-3 në sete. Në Strumicë, Makedonija Xhio mundi Janta Volejn 3-1 në sete.. Pas pesë xhirove të zhvilluara në fazën play out kryeson Shkëndija e 29 pikë para ekipit Liria që ka 25 pikë
