Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër i parë, do të qëndrojë në arrest shtëpiak në kuadër të hetimeve për rastin e Lotarisë Shtetërore, ku ai dyshohet së bashku me edhe pesë persona të tjerë. Vendimi për zëvendësimin e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak vjen pasi mbrojtja e tij kërkoi një masë më të butë sigurie, ndërsa organi i akuzës dha pëlqimin për këtë propozim.
Prokuroria vlerësoi që Artan Grubit, I cili ishte në arrati më shumë se 14 muaj dhe dje në mëngjes u vetëdorëzua, paraburgimi t`i zëvendësohet me arrest shtëpiak dhe marrje të dokumentit të ushëtimit. Prokuroria vlerëson se Grubi nuk është I sigurtë në qelinë e paraburgimit në Burgun e Shutkës.
“Duke marrë parasysh faktin se shumica e provave u siguruan gjatë procedures dhe ai u paraqit vullnetarisht te autoritetet e zbatimit të ligjit, si dhe se ka indikacione se siguria e tij personale nuk mund të garantohet në njësinë e paraburgimit, të cilat indikacione mbështeten nga njoftimet nga autoritetet kompetente”
Gjykatësi I procedurës paraprake prabnë Gjykatës Penale Shkup, pas prononcimit të të dyshuarit Artan Grubi, I cili mbrëmë u dërgua në Gjykatë, ka miratuar vendimin me cka ka pranuar propozimin e Prokurorit Publik për të përcaktuar masën e arrestit shtëpiak me masa shtesë për të siguruar të dyshuarin.
“Gjykata ka marrë në pyetje të dyshuarin në praninë e avokatit të tij dhe miratoi vendimin për të zëvendësuar masën e paraburgimit me masën arrest shtëpiak me mbikqyrje 24-orëshe, që i është besuar MPB-së, kurse është përcaktuar edhe masa e kujdesit – marrja e dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për nxjerje të dokumentit tjetër për të kaluar kufirin”
Ndërkohë, MPB-ja dhe Agjencia për Siguri Kombëtare kanë vlerësuar se Artan Grubi nuk do të jetë I sigurtë në Burgun e Shutkës dhe për këtë shkak kanë propozuar arrest shtëpiak.
Sipas komunikatës së sotme të Prokurorisë, detajet për cënimin e sigurisë janë prezantuar para gjykatësit të procedurës paraprake, kurse sic thonë për Prokurorinë me rëndësi është që I dyshuari Grubi është siguruar dhe ndaj tij vazhdon ndjekja penale për dyshimet lidhur me veprën e kryer penale.
