Site icon Tetova Expres

KF SHKËNDIJA PA FLAMUR TË BARDHË NË SAMSUN!

Shkëndija e Tetovës dje ka arritur në Turqi për ndeshjen e kthimit që nesër do ta luajë me Samsunsporin në kuadër të fazës së plej of-it në UEFA Konferencë Ligë. Takimi fillon në ora  18:45

Kuqezinjtë nga  dita e djeshme janë akomoduar në qytetin Samsun aty  ku nesër  do të zhvillojnë ndeshjen kthyese të play off-it  në UEFA Koherencë Liga  kundër skuadrës  turke Samsunspor. 

Ndeshja e pare e zhvilluar  javën e kaluar në Shkup përfundoi me fitoren e miqve nga Turqia me rezultatin 0-1. Ky rezultat u jep përparësi vendasve, por megjithatë, mbetet gjithçka e hapur në ndeshjen e kthimit.

Megjithatë skuadra kuqezi synon përmbysjen e rezultatit për të vazhduar edhe më tej aventurën evropiane.

 ‘’Ne kemi  rezultat negativ nga ndeshja e parë por gjithsesi, por  në futboll çdo  ndeshje  është histori  tjetër. Unë besoj që ne do kemi mundësit  tona  pavarësisht se  bisedohet për  një skuadër  cilësore, bisedohet për një skuadër  që është favorite  ndaj nesh. Por ne në asnjë moment  besoj se ne nuk mund të dalim humbës nga  ky takim. Vetëm marrim eksperiencë. Ekipi është në rritje dhe  pastaj në kampionat shprehëm  dominancën në këto ndeshje  dhe  unë besoj  të jetë një  ditë  po për ne dita  e enjte  dhe normalisht të shfrytëzojmë çdo problematik apo çdo gabim të kundërshtarit’’ deklaroi trajneri Beqiri

Advertisement

 Futbollisti  Vane Kërstevski thotë se  ekipi  është mirë i  përgatitur që jep shpresë për rezultat pozitiv 

 ‘Fillimisht  dua  të them se  kjo është ndeshje e madhe  për  ne, të  gjithë jemi të lumtur që kemi arritur  këtu. Dua të them se është një  ndeshje  luksi për ne . Është nder  dhe privilegj  të  luhet  në  këtë balotazh. Shpresojmë në rezultat pozitiv  jemi përgatitur mirë  dhe  shpresojmë se kemi  pasur  mjaftueshëm ndeshje deri më tani . Gjithsesi se  shpresojmë në rezultat pozitiv’’ deklaroi futbollisti Vane Kërstevski

Shkëndija sonte do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin ku do të luhet takimi, ku trajneri Jeton Beqiri pritet të finalizojë formacionin dhe skemën taktike për sfidën vendimtare. Dueli ndërmjet Samsunsporit dhe Shkëndijës do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:45.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Exit mobile version