Site icon Tetova Expres

“KUPOLA” AFRIKANE E NXEHTËSISË SJELL PRANVERËN NË DIMËR!

Java e fundit e shkurtit në vendin tonë por edhe në Evropë do të shënohet me mot ekstremisht të ngrohtë. Sipas metereologëve, kjo ndodh për shkak të depërtimit të fuqishëm të ajrit tropikal nga Afrika që do të mbetet mbi pjesën më të madhe të Evropës.

Fundi I shkurtit sjell një valë të vërtetë të ngrohtit nëpër Evropë dhe në vendin tonë, me depërtimin e ajrit të ngrohtë nga jugu dhe ndikimit të shprehur anticiklonik, një fushe me presion të lartë ajror.

Kjo situatë metereologjike do të rezultojë me mot stabil, shumë diell dhe temperatura të larta, jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit.

Në vendin tonë kjo periudhë e shkurtit do të jetë me mot shumë të ngrohtë ku temperaturat ditore pritet të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.

Sipas analizës portalit „Severe Weather Europe“, arsyeja për këtë mot jashtëzakonisht të ngrohtë qëndron në shpërndarjen specifike të presionit ajror. Ditëve të kaluara mbi Afrikën Veriperëndimore është formuar e ashtuquajtura “Kupola e nxehtësisë” ku temperaturat lokale kishin mbërritur në 40 gradë Celsius.

Advertisement

Temperaturat në pjesën më të madhe të Evropës por edhe në vendin tonë do të jenë më të larta për më shumë se 10 gradë nga ato mesatare.

Ditëve në vijim, sipas metereologëve, pritet mot I vërtetë pranveror, që nëse  mbetet për një periudhë më të gjatë kohore do të shkaktojë edhe zgjimin gradual të natyrës.

Exit mobile version