Site icon Tetova Expres

MINISTRJA HARRON PËRKTHYESIN AMA JO QËNDRIMET, POR BOJKOTOHET

Erdhi në Tetovë pa përkthyes. Ndoshta mendoi se shqipja është dialekt sezonal që aktivizohet vetëm më 28 Nëntor.

Kjo është Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, e njohur për qëndrimet e saj “parimore” kundër UÇK-së, kundër festimit të Ditës së Flamurit kombëtar shqiptar dhe, në përgjithësi, kundër çdo gjëje që tingëllon shqip.

Kësaj radhe, megjithatë, i hasi sharra në gozhdë.

Në një ngjarje të mbajtur në Universiteti i Tetovës, ministrja nuk arriti ta kuptojë rektorin Jusuf Zejneli. Çudi e madhe: në Tetovë flitet shqip. Gazetarët shqiptarë, me një dozë ironie që zor se përkthehet, i sugjeruan që herën tjetër të vijë me përkthyes. Ja përgjigja e sajë…

Atmosfer…

Advertisement

Vesna Janevska dëshmoi edhe një herë se nuk ngurron t’i artikulojë qëndrimet e saj nacionaliste. Por as gazetarët nuk i lëshuan rrugë: ia bënë të qartë se ndodhet në një qytet ku shqipja nuk është “opsion”, por gjuhë e përditshme — dhe simbolikisht ia larguan mikrofonat.

Afmosferë….

Një rikujtesë miqësore për ministren: Universiteti i Tetovës nuk është thjesht institucion. Është themeluar me gjak, viktima e protesta, dhune e sakrifica, dhe për shumëkënd mbetet simbol i të drejtës për arsim në gjuhën amtare.

Po ashtu, një shfletim i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut do të ishte mëse i nevojshëm për Janevskën. Amendamenti 5, pika 1, e përcakton qartë se çdo gjuhë që flitet nga së paku 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare, bashkë me alfabetin e saj.

Ndoshta, para se të merret me ligjet e arsimit, do të ishte e dobishme t’ia kujtojmë se kushtetuta nuk është broshurë dekorative — por themeli mbi të cilin ndërtohet (ose rrëzohet) serioziteti institucional.

Advertisement

Exit mobile version