Site icon Tetova Expres

“RASTI GRUBI”: PARTITË ASHPËRSOJNË RETORIKËN!

“Pazari” politik VMRO-BDI tashmë u bë I qartë, qytetarët e dijnë se cfarë po ndodh – thonë nga LSDM-ja duke pretenduar se është zbuluar secila pjesë e skenarit të dakorduar.

Sipas tyre, duke dashur të zhveshen nga vendimi skandaloz për arrestin shtëpiak, Prokuroria ka rrënuar Mickoskin.

BOGDANKA KUZESKA – LSDM

“Dje, Prokuroria njoftoi se MPB e Toshkovskit dhe ASK e Hristovskit kanë vlerësuar se Grubi nuk është I sigurtë në “Shutkë” dhe për këtë shkak kanë propozuar arrest shtëpiak. Të njëjtën ditë doli Drejtori I “Shutkës” duke përgënjeshtruar Prokurorinë duke pohuar se as MPB e as ASK nuk I janë drejtuar as me shkrim e as me gojë për të kërkuar mendim për sigurinë. Si e ka marrë vendimin Prokuroria? A ka konfirmim më të mad se gjithcka është e dakorduar dhe se gënjehet opinioni publik”

Kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja duke shtruar pyetjen nëse LSDM-ja druan nga dëshmia e Grubit dhe nëse mund të preken edhe ish-funksionarët e lartë socialdemokrat.

Advertisement

VMRO-DPMNE

“Krimet milionëshe në Lotarinë Shtetërore kanë ndodhur nën patronazhin e LSDM-së dhe BDI-së. Derisa keqpërdoreshin paratë e qytetarëve, LSDM-ja e dinte dhe nuk reagonte për shkak të paqës koalicionuese me BDI-në. A thua nervozizmi I sotëm tek Filipçe, Zaevi dhe LSDM-ja vjen nga mundësia që e vërteta të del në shesh?”

Kanë reaguar edhe nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, Artan Grubi është kutia e zezë e BDI-së. Ai nuk është një ish-funksionar i zakonshëm në arrest shtëpiak, por njeriu që i di të gjitha hyrje-daljet e sistemit që BDI e ka ndërtuar për vite me radhë.

 VLEN

Arresti shtëpiak nuk është lehtësim. Ai është shenjë se historia ka hyrë në fazën ku fjalët e BDI-së nuk vlejnë më, por faktet. Institucionet kanë filluar të gërmojnë të vërtetën që BDI për vite e ka varrosur: si është ndërtuar pushteti pas shpinës së qytetarëve dhe ku kanë përfunduar paratë. Pikërisht për këtë BDI sot është në panik.

Advertisement

BDI vazhdon të insistojë që rasti “Grubi” të mos politizohet, kurse gjyqësori ta bëjë punën në mënyrë të pavarur. Bëjnë thirrje që të respektohet edhe prezumimi I pafajësisë.

BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të ndjekë me kujdes dhe të evidentojë çdo veprim apo sjellje që krijon klimë linçimi dhe pengon vendimmarrjen e pavarur dhe të paanshme të organeve të drejtësisë. Për këto zhvillime do të informohen edhe partnerët tanë strategjikë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.

Kanë reaguar edhe nga Shoqata e Prokurorëve Publik duke u bërë thirrje partive politike dhe funksionarëve që ta respektojnë parimin e ndarjes së pushtetit dhe të përmbahen nga retorika publike, me të cilën, sic thonë, cënohet pavarësia e prokurorëve publik në vendimarrje.

Në komunikatë potencohet se ditëve të kaluara opinioni ishte dëshmitarë, sic thonë, të deklaratave të papërgjegjshme me të cilat politikanë të caktuar selektojnë prokurorë publik dhe duke komentuar vendime të Prokurorisë pa u njoftuar me lëndën konkrete dhe dëshmitë.

Advertisement
Exit mobile version