Site icon Tetova Expres

ARBEN FETAI PA MBËSHTETJE – DISTANCOHEN AZIR ALIU, DEPUTETJA MUSA E TË TJERË!

Arben Fetai mbetet pa mbështetje. Krahu i Arben Fetait në Aleanca për Shqiptarët ka mbetur pa asnjë përfaqësues në Kuvend, pas lëvizjeve të fundit brenda subjektit politik.

Nga Fetai janë distancuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deputetja Mimoza Musa dhe funksionarë të tjerë të cilët mbështesin opsionin për transformimin e VLEN-it në parti.

Pas një iftari të organizuar, ku mungoi Arben Fetai, Ministri Azir Aliu potencoi se në këtë moment është i rëndësishëm bashkimi I ASH-së dhe procesi i shndërrimit të VLEN-it në parti.

“Nëse dikush dëshiron që të bashkojë ASH-në është ky grup I ASH-së që është në VLEN dhe ne kemi punuar që nga dita e parë që të bashkojmë ASH-në, për shkak se përçarjet ne i dijmë se janë të dhimbshme dhe sa nuk janë në dobi të qytetarëve. Ne kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë që ASH-ja të jetë më e bashkuar se kurrë”

Ministri Aliu, përplasjet brendapartiake I quan të natyrshme, duke pohuar se janë procese të shëndosha demokratike që mund të hasen në cdo organizim politik.

Advertisement

“Gjithsesi rruga tani është që të bashkohet ASH-ja dhe të jemi sa më të bashkuar në një infrastrukturë që nesër do të thithet në VLEN. E dini se nga fillimi, ideja ka qenë që VLEN një ditë të jetë një parti politike, e dini se tani ka edhe lëvizje. Lëvizja BESA bëri hapin e parë për të krijuar struktura që do të jenë kompatibile me VLEN-in. Pra, rruga e gjithë këtyre partive që janë brenda një ditë do të përfundojë në një parti që do të thirret VLEN”

Ilir Demiri është në shtëpinë e vet – u shpreh I prerë Ministri Aliu, teksa u pyet për prezencën e tij në këtë iftar të organizuar nga kjo strukturë politike. Kujtojmë se Ilir Demiri kohë më parë u shkëput nga Ziadin Sela, për të vepruar si i pavarur në Kuvend.

“Ilir Demiri është në shtëpinë e vet. Është anëtar I ASH-së edhe një herë e potencoj se ideja është që të gjithë anëtarët e ASH-së të jenë bashkë dhe bashkë I kemi filluar të gjitha proceset politike. Forma se si mendojmë është e njëjtë, jemi grup I organizuar nga viti 2017 me emrin Aleanca për Shqiptarët. Ilir Demiri është aty ku e ka vendin”

Kujtojmë se kohë më parë, Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa me shumicë votash miratoi vendimin për shkarkimin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa, në vazhdën e procesit të filluar për bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm.

Advertisement
Exit mobile version