Sektori, Ministria e Punëve të Brendshme edhe më tej pa përgjigje se kush qëndron pas alarmeve për bomba nëpër shkollat e mesme të Tetovës.
Udhëheqësi i Arsimit në Komunën e Tetovës, është shprehur se kanë dërguar shkresa vazhdimisht për alarmet, si në policinë e Tetovës po ashtu edhe në MPB, por pa përgjigje.
Ndryshe nga Gjimnazi “7 Marsi”, “Kiril Peçinoviq” dhe Mjekësia, në shkollën e mesme Ekonomike alarmet e rreme për bomba kanë mbërritur edhe në e-mailat privat të disa të punësuarve.
Përgatiten për të hartuar program për zëvendësim të orëve të humbura nga nxënësit.
“Ditëve të fundit kemi qenë cak i kanosjeve të dërguara në formë elektronike përmes emailave të shkollës por edhe emailat privat të anëtarëve të menaxhmentit. Këto veprime i cilësojmë si të papranueshme shqetësuese dhe me qëllim prishjen e harmonisë dhe krjuimin e ndjenjës së frikës. Tetë apo nëntë herë jemi kërcënuar përmes emailave zyrtar dhe tre herë përmes emailave privat”.
U drejtuam edhe në MPB, sektori i Tetovës, nga ku vazhdojnë të deklarohen se hetimet vazhdojnë, ndërsa pranojnë se nuk ka ende asnjë pistë dyshimi se kush mund të jetë dërguesi i emailave.
Nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, madje edhe kanë protestuar para SPB së Tetovës muaj më parë, për të shprehur revoltën e tyre kundër humbjeve të orëve dhe kundër kontrolleve në shkolla nga policia e zakonshme, dhe jo nga skuadra kundër bombave.
