Site icon Tetova Expres

MICKOSKI: S`KA “PAZARE” POLITIKE ME NJERËZ SI GRUBI!

Në seancën e sotme parlamentare kushtuar pyetjeve të deputetëve, Deputeti I VMRO-DPMNE-së, Lupço Prenxhov, ka pyetur Kryeministrin Mickoski nëse ka patur marrëveshje për kthimin dhe lirimin e Artan Grubit.

Në përgjigjen e tij, Kryeministri Mickoski potencoi se nuk mund të ketë marrëveshje me njerëz, sic tha, që kishin dëshiruar fundin e tij duke shtuar se Grubi është I siguruar, kurse tani fillon, sic tha, agonia për disa individë.

“Nuk kam asgjë kundër që dikush ta akuzojë Qeverinë se ka ndonjë marrëveshje, por të logjikojmë. Unë si njeri isha më I sulmuari nga I njëjti person. Në festën e “Faljes” u ngritën drone në pronën e motrës sime dhe ajo pronë prezantohej si e imja. Dhe, tani sipas një logjike të cuditshme, unë si Kryeministër arrijë marrëveshje me këta që donin fundin tim politik. Kjo s`ka asnjë logjikë”

Edhe sot nuk kanë munguar përplasjet politike lidhur me rastin “Grubi”. Socialdemokratët vazhdojnë të insistojnë se bëhet fjalë për “pazare” politike.

“Zbulohet secila pjesë e skenarit të dakorduar dhe pazareve politike me të cilët u rrënua shteti juridik. Shfaqje me regji në kufi, mungonte vetëm tapeti i kuq për Grubin. Një skenar i mirëmenduar me mbështetje mediale të 40% të mediave nën kontrollin e VMRO-së përmes Orbanit”

Advertisement

Asgjë nuk është më si më pare – thuhet në reagimin e sotëm të koalicionit VLEN. Sipas tyre, ka filluar përplasja e brendshme në BDI.

A është frika nga momenti kur hija e Ali Ahmetit do të nisë të flasë dhe kur të dalin në dritë emra, skema dhe role, ajo që e shtyn dikë të përdorë metoda mafioze frikësimi? Kush nga BDI po i kërcënohet Artan Grubit? Kush brenda BDI-së i kërkon Grubit ta respektojë kodin mafioz të omertës, heshtjen dhe mosbashkëpunimin me institucionet?

Ndërkohë pas thirrjeve të Ministrit për Drejtësi, Igor Filkov, lidhur me vendimin që Grubi të shkojë në arrest shtëpiak, Këshilli I Prokurorëve Publik përmes një komunikatë reagoi se në këtë fazë të procedurës nuk ka kompetenca të kryejë mbikqyrje ndaj veprimit ligjor të prokurorëve publik.

Prokuroria Publike të martën njoftoi se për vendimin që Grubi të shkojë në arrest shtëpiak ishin plotësuar kushte specifike, respektivisht MPB-ja dhe Agjencia për Siguri Kombëtare kishin vlerësuar se në Burgun e Shutkës, Grubit nuk mund t`i garantohet siguria.

Advertisement
Exit mobile version