Sistemi i ri në Ligën e Kampionëve duket se nuk njeh favoritë.
Shumë prej gjigantëve evropianë u detyruan të luanin në fazën “play-off”, ku disa prej tyre e përfunduan aventurën. I tillë është rasti me klubet italiane Interi dhe Juventusi, të cilët nuk do t’i shohim në fazën e 1/8 së finales.
Një vend mes 16 skuadrave më të mira, përmes raundit të parë eliminator, siguruan edhe rekordmeni i trofeve Real Madrid si dhe kampioni në fuqi Paris Saint-Germain.
Tashmë rruga e këtyre dy ekipeve drejt trofeut do të jetë edhe më e vështirë.
Kundërshtarë të mundshëm për “mbretërit” mund të jenë futbollistët e Manchester City të drejtuar nga Pep Guardiola, ose një udhëtim i vështirë në Lisbonë ndaj Sporting.
Ndërkohë, parizienët mund të përballen me spanjollët e FC Barcelona ose me anglezët e Chelsea FC.
Shorti për fazën e 1/8 së finales do të hidhet në Nyon të premten në orën 12:00.
Çiftet e mundshme të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve:
· Paris Saint-Germain – Barcelona ose Chelsea
· Real Madrid – Manchester City ose Sporting Lisbonë
· Galatasaray – Liverpool FC ose Tottenham Hotspur
· Atalanta BC – Arsenal FC ose Bayern Munich
· Neëcastle United – Chelsea ose Barcelona
· Atlético Madrid – Tottenham ose Liverpool
· FK Bodø/Glimt – Manchester City ose Sporting Lisbonë
· Bayer Leverkusen – Bayern Munich ose Arsenal
Ndeshjet e para të 1/8 së finales janë planifikuar për 10 dhe 11 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë.
Çerekfinalet do të zhvillohen më 7 dhe 8 prill, si dhe më 14 dhe 15 prill.
Gjysmëfinalet e para do të luhen dy javë më pas, ndërsa ndeshjet e kthimit më 5 dhe 6 maj.
Finalja e madhe do të zhvillohet në Budapest më 30 maj.
