Dje, në ora 22:40, në SPB Tetovë, një 78-vjecar nga fshati Strimnicë, , raportoi se në fshat ishte marrë një automjet udhëtarësh “Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të një personi tjetër, të cilin ai e përdorte dhe që ishte lënë i parkuar me çelësin në bravë. Sipas raportimit, personi që e kishte marrë automjetin, duke lëvizur në drejtim të fshatit Pallaticë, kishte shkaktuar aksident trafiku duke u përplasur në objektin e një marketi dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, me lëndime trupore të konstatuara në Qendrën Klinike Tetovë, ka mbetur një 23-vjecare nga fshati Pallaticë, e punësuar në market, ndërsa është shkaktuar edhe dëm material në objekt. Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është dërguar në hapësirat e SPB Tetovë dhe po merren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.
E kishte marrë automjetin e parkuar me çelësin në bravë dhe shkakton aksident
