Pas 16 ndeshjeve prej të cilave 6 fitore, 2 barazime dhe 8 disfata kampioni i i Maqedonisë Shkëndija përfundoi aventurën evropiane për sezonin 2025/2026. Krenari pavarësisht eliminimit. Në ndeshjen e fundit mbrëmë pësoi disfatë 4-0 në ndeshjen kthyese ndaj Samsunsorit
Shkëndija përfundoi aventuarën evropiane. Edhe pse u mposht nga skuadra turke Samsunspor, “tetovarët” duhet të jenë krenarë për verën dhe dimrin evropian.
Shkëndija bëri historinë duke u bërë ekipi i parë nga Maqedonia që mbërriti në fazën e eliminimeve pranverore në garat e UEFA-së, me cka lanë gjurmë serioze në zhvillimin e futbollit vendor.
Lodhja, penaltia ishin vendimtare për disfatën në Samsun – thotë trajneri Jeton Beqiri, duke e konsideruar sezonin evropian si mjaft të suksesshme.
“Normalisht se pas kësaj ndeshje përfundon aventura jonë europiane. Unë në të njëjtën kohë do të doja si fillim të falënderoja të gjithë futbollistët për maksimumin e dhënë për shkak se arritja totale e klubit gjatë këtij kompeticioni ka qenë e jashtëzakonshme, pavarësisht humbjes së fundit që ishte humbje e lartë. Dua gjithashtu të shpreh një falënderim për të gjithë klubin, nga pronarët, te kryesia e klubit, të punësuarit, administratën, pasi ka qenë një sezon i lodhshëm për ne, ka qenë një eksperiencë e re për ne. Tani më mbetet që i gjithë koncentrimi dhe fokusi të kthehet te kampionati Maqedonisë dhe shpresoj se si në kampionat po ashtu edhe në Kupë të japim maksimumin. Jam i bindur se me një angazhim maksimal do të dalim me rezultate pozitive në fund të sezonit.” deklaroi trajneri Jeton Beqiri
Përkundër eliminimit, Shkëndija me plasmanin në fazën e Play-Off të 1/8 së finales, solli pikë të vlefshme për koeficientin si klub, por edhe për rejtingun e futbollit të Maqedonisë në Evropë.
Shkëndija këtë sezon evropian zhvilloi 16 ndeshje, kurse bilanci ishte 6 fitore, 2 barazime dhe 8 disfata me golaverazh 14:23.
Shkëndija tani fokusohet në skenën futbollistike vendore, ku i pret “betejë” e ashpër për kreun e tabelës më Vardarin dhe Strugën.
